Programi i PD-së, Mërtiri: Taksa e sheshtë shmang informalitetin…

Shqipëria

Programi i PD-së, Mërtiri: Taksa e sheshtë shmang informalitetin…

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:44
Ergys Mërtiri

Partia Demokratike ka premtuar se nëse do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të bëjë një sërë ndryshimesh në ekonomi.

Një ndër të cilave është kalimi nga taksa progresive, që është aktualisht, në atë të sheshtë. Për këtë gjë u diskutua në Ora News, ku i ftuar ishte sociologu Ergys Mërtiri.

Në optikën e sociologut, programi ekonomik i Partisë Demokratike është tepër i mirë, e sipas tij këtë gjë e mendojnë shumë persona.

“Kam dëgjuar shumë këto ditë të flitet dhe të thuhet ku do i gjen partë për të bërë ato, programi është i mirë por ku do të gjenden paratë, e tjerë e tjerë. Nëse problemi është se ku do të gjenden partë do të thotë se programi është i mirë.

Nëse realizohen ato që janë premtuar sigurisht që janë gjëra të mira. Këtë kohë dhe vetë pozita nuk e mohon por e sulmon programin tek mundësia që ka për të gjeneruar para.

E dyta që lidhet prapë me këtë është që ky program i cili premton se do të zgjidhë qesen për shumë xhepa qytetarësh në nevojë, shoqërohet bashkë me një paketë fiskale, e cila do të ulë taksën, tatimi mbi të ardhura, tatimi mbi fitim, pra të gjitha tatimet nga fashat që janë tani”, tha Mërtiri.

Pikëpyetja që kanë ngritur njerëzit sipas Mertirit  lidhet me gjetjen e parave për të realizuar premtimet e bëra, e sipas sociologut ajo arrihet me kalimin nga taksa e progresive në atë të thjeshtë.

“Pra do kalohet në një taksë të sheshtë, jo taksë progresive me qëllim që Shqipëria të bëhet më atraktive për investitorë të huaj të cilët duan të investojnë. Duke qenë taksë e ulët, parashikohet se ata do të jenë më të joshur për të investuar në Shqipëri. Parimisht duket se këto të dyja bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Pra ti do të rrisësh shpenzimet, do të rrisësh përkrahjen për shtresat në nevojë, do të rrisësh investimet që kërkojnë garant në buxhet por do të vjelësh më pak taksa. Dihet që shteti mbahet nga taksa, nuk bën ndonjë gjë magjike, vjel taksa nga qytetarët, bizneset, të gjithë aktorët që qarkullojnë para. Këto ai i shpërndanë në sektorë që mendon se duhet investuar.

Pyetja shtrohet se ku do i gjente dhe kjo është pika kyçe. Në gjykimin tim kjo është një qasje e gabuar, sepse shumë njerëz mendojnë që aq para që merr aq edhe nxirret dhe nëse ti ul përqindjen e asaj që merr ti do të kesh një arkë më të vogël. Në fakt nuk është e thënë të jetë kështu“, u shpreh sociologu.

Ndër të tjera analisti foli për aspektin fiskal. Sipas tij nëse kalohet nga taksa e progresive në atë të sheshtë shmanget informaliteti.

“Flitet që ekonomia varet shumë nga shumë faktorë, por një ndër faktorët është dhe aspekti fiskal. Nëse ne kemi taksa më të ulëta shpeshherë ka rritje të ekonomisë për të gjeneruar më shumë para, qarkullim, investime dhe duke gjeneruar më shumë të tilla do të kesh më shumë të ardhura, e kur ke më shumë të ardhura rrjedhimisht paguan më pak taksë.

Ti sot mund ta kesh 23% taksën, por punon më pak dhe ai 23% i një pune të vogël, mund të jetë më i vogël se sa 10% i dikujt që punon shumë. Nëse do të ketë më shumë punë, më shumë punësim, më shumë investime, më shumë biznes, më shumë para, megjithëse taksa është e vogël do të ketë më shumë të ardhura.

Berisha kur erdhi në 2005-ën, të paktën në mandatin e parë uli taksën, bëri taksë të sheshtë dhe u rritën të ardhurat në buxhet. Pse? Sepse u rrit ekonomia 1 dhe e dyta u rrit formalizmi i ekonomisë. Nëse t’i e ke taksën 23% do të mundohesh ti fshehësh. Ka shumë njerëz që mendojnë që nuk ia vlen të paguash këto taksa dhe do të gjejë një mënyrë për t’i fshehur, e kur i fsheh i fsheh të gjitha.

Kurse kur t’i e vendos 10% nuk ke pse rrezikon po më kapën, të penalizohem, kështu që i paguan. Kur ti i paguan nuk i fsheh dhe nuk bën evazion fiskal arka pasurohet. Kjo ndodhi në buxhetin e qeverisë Berisha në mandatin e parë, 2005-2009. Të gjitha investimet me këto para u bënë”, përfundoi Mertiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat