Reshjet, KESH: Ulen shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës

Shqipëria

Reshjet, KESH: Ulen shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

KESH vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës nërsa bën të ditur se se “shkarkimet nga porta HEC Vau Dejës janë ulur nga 500 m3/s në 4003/s ”. Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s”.

KESH informon se shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: në HEC-in e Fierzës,  390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat; në HEC-in e Komanit  678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, në HEC Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat”.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: HEC Fierzë 292.14 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd); HEC Koman 169.62 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd);  HEC Vau i Dejës 73.03 mmnd ( kuota max. 76 mmnd).

Ndërsa prodhimi në të tre HEC-et është : HEC Fierzë, 7.233 MËh (ditor); HEC Koman, 13.733 MËh (ditor) dhe HEC Vau i Dejës, 4.512 MËh (ditor)

KESH sqaron se prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat