Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA për kandidatë ‘të pastër’, Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

Shqipëria

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA për kandidatë ‘të pastër’, Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:05
Gazment Bardhi

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, deklarata e kryeministrit Edi Rama se çdo kandidat mban përgjegjësi individuale në zgjedhjet e 25 prillit, është e turpshme dhe e dëmshme. Sipas tij, kjo deklaratë dëmton marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

“Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar. Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill”, shkruan Bardhi.

Apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila u bëri apel partive të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sot si përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat