Programi ekonomik i PD/ Teliti shpjegon kur do aplikohet taksa e sheshtë 9%

Shqipëria

Programi ekonomik i PD/ Teliti shpjegon kur do aplikohet taksa e sheshtë 9%

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Dorian Teliti

Partia Demokratike ka sqaruar gjatë ditës së sotme pjesë të programit të saj ekonomik. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ishte i shoqëruar nga ish-deputetja Jorida Tabaku dhe shefi i tij i kabinetit, Dorian Teliti.

Ky i fundit ka shpjeguar efektet e taksës së sheshtë 9 për qind që do të vendoset sapo PD të vijë në pushtet, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ulja e taksave instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit.

Vendosim taksën 9% e sheshtë për pagat duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë. Shtresa e mesme, e fituar nga taksa e sheshtë.

Kursimet që krijon taksa e sheshtë mbeten ne xhepat e qytetarëve. Totali i taksave lokale e qendrore mbi biznesin e vogël, jo më shumë se 0.5% tatim mbi xhiron.

Ne po vendosim një tavan që taksat lokale e kombëtare mbi biznesin e vogël të mos e kalojnë këtë.

Të gjitha bizneset fitojnë një ulje të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18%”, tha Teliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat