Gazetari Balla konfirmon: Sipas informacioneve të mia, vaksinat e para në Shqipëri erdhën nga Italia

Shqipëria

Gazetari Balla konfirmon: Sipas informacioneve të mia, vaksinat e para në Shqipëri erdhën nga Italia

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Sokol Balla

Gazetari Sokol Balla në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar se nga kanë ardhur 975 dozat e para të vaksinës në Shqipëri.

Sipas informacioneve që disponon Balla, vaksinat erdhën nga Italia. Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të tregonte vendin që ia kishte dhuruar Shqipërisë këto doza, por ai tha se ishte një vend i BE.

Ngarkesa prej 975 dozash u nis nga kompania ‘’Pfizer’’ në Gjermani, që sipas Ballës është porositur dhe dhuruar nga një vend fqinj si Italia për Shqipërinë.

‘’Nga informacionet e mia. Të siguroj se vaksinat e para kanë ardhur nga Italia. ‘’- tha Balla në emision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat