Andi Përmeti sfidon publikisht Ramën

Shqipëria

Andi Përmeti sfidon publikisht Ramën

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Andi Përmeti

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i ka shpallur një sfidë publike kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se të paktën 100 të rinj në Korçë paguhen nga 1000-4000 euro në muaj për punën e tyre ne internet.

Sipas Përmetit, Rama sot gënjeu prandaj e sfidon publikisht të provojë këtë që ka deklaruar.

Deputeti i kërkon Ramës të publikojë pagesën e taksave dhe tatimeve për 2.4 milionë euro të ardhura të këtyre të rinjve.

Mes të tjerash ai nënvizon se te rinjtë korçarë enden rrugëve në kërkim të një pune me pagë 200 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat