Këlliçi: Iku Lleshaj por dhuna ngeli!

Shqipëria

Këlliçi: Iku Lleshaj por dhuna ngeli!

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:11
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së, njëherësh edhe drejtuesi politik për zgjedhjet e 25 prillit në zonën 6 në Tiranë, Belind Këlliçi, ka denoncuar një rast dhune nga ana e efektives së policisë ndaj një vajze të re në Kombinat.

‘Iku Lleshaj por dhuna ngeli. Një vajzë e re është goditur me shuplakë nga një efektive e policisë në Kombinat, mëngjesin e sotëm!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Sipas Këlliçit, ‘dihet kush është muza e frymëzimit. I madhi i tyre. Të gjithë që e njohin nga afër e dinë që është njeri i dhunshëm’, por Policia e Shtetit duhet të reformohet urgjent pas 25 Prillit!’

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Iku Lleshaj por dhuna ngeli.

Një vajzë e re është goditur me shuplakë nga një efektive e policisë në Kombinat, mëngjesin e sotëm!

Kundërshtimit me fjalë shteti nën uniformë i përgjigjet me dhunë. Nuk flasin asnjë gjuhë tjetër përveç dhunës. Nuk dinë ose nuk duan.

Shumë policë shfrytëzojnë uniformën për të shfryrë agresivitetin e tyre.

Dihet kush është muza e frymëzimit. I madhi i tyre. Të gjithë që e njohin nga afër e dinë që është njeri i dhunshëm.

Policia e Shtetit duhet të reformohet urgjent pas 25 Prillit!

Uniforma e shtetit shqiptar duhet të shndërrisë nga dinjiteti, profesionalizmi dhe qytetaria.

T'ju vijë turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat