Subashi rikthehen debatin për ndërtimin e varreve murale në Fier

Shqipëria

Subashi rikthehen debatin për ndërtimin e varreve murale në Fier

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:43
Armando Subashi

Bashkia e Fierit rikthen debatin për varrezat murale në Shqipëri 4 vite pasi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj nisi zbatimin e një projekti pilot që në atë kohë hasi kundërshtim të ashpër nga qytetarët dhe përfaqësues të besimeve fetare.

“Duhet të bëhen varreza murale, është tejkaluar koha, sepse vit pas viti bëhen shpenzime për të blerë tokë. Disa kanë shpallur interes dhe do të fillojë së shpejti. Një model do të jetë brenda këtij muaji.”

Bashkia e drejtuar nga Armando Subashi i sheh varrezat murale si mënyrë për të kursyer para dhe për të shpëtuar nga negociatat me pronarët e tokës.

Aktualisht varrezat publike zënë 17 hektarë në Fier, e cila me zbatimin e modelit të ri reduktohet në 3 hektarë.

Por  pa marrë mendimin e qytetarëve, vartësit e kryebashkiakut të Fierit, flasin për zbatim ligjit që ekziston në Shqipëri.

“Shqiptarët gjithmonë duhet të kapin stacionin e fundit, vagonin e fundit dhe në këtë pikë lë shumë për të dëshiruar. Racionaliteti i kursimit të tokës, Shqipëria është vendi me më pak tokë për frymë. Në këtë kuptim duhet menduar më seriozisht. Duhet zbatuar ligji.”

Ideja e varrezave murale është hedhur edhe vite më parë në Fier, por paraardhësi socialist i Armando Subashit u detyrua të tërhiqet pas kundërshtimeve të forta që hasi nga qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat