Kapet me kallash, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Kapet me kallash, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Durrës -Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës për shkak se akuzohet për armë mbajtje pa leje.

I arrestuari është F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat