Infektohet me Covid-19, karantinohet Niko Peleshi

Shqipëria

Infektohet me Covid-19, karantinohet Niko Peleshi

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi preket nga Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmnes një postimi në Facebook.

Niko Peleshi: Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat. Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.

Kujtojmë se pak ditë më parë, rezultoi pozitive me Covid-19 edhe ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat