Mbështetja për gratë që i dedikohen prodhimit dhe jetës në fshat

Shqipëria

Mbështetja për gratë që i dedikohen prodhimit dhe jetës në fshat

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Ilustrim

UN Women, FAO dhe Kooperacioni Italian prezantuan sot një nismë tre-vjeçare që do të kontribuojë në fuqizimin e grave rurale në Shqipëri dhe do të forcojë rolet dhe kontributin e grave në zhvillimin rural. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programi për ‘fuqizimin e grave ne zonat rurale dhe turizmi’ (GREAT) do të zbatohet në Rajonet e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të grave rurale dhe komuniteteve të tyre dhe duke rritur të ardhurat dhe aftësinë e tyre për të fituar punë.

Në Shqipëri, kontributi i grave në bujqësi është jetik, pasi 54% e grave të punësuara punojnë në këtë sektor. Megjithatë, një kontribut i tillë shpesh mbetet i padukshëm për shkak të niveleve të larta të informalitetit, i cili shpesh i lë ato pa mbrojtje ose përfitime shoqërore.

E pranishme në prezantimin e projektit, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Konomi u shpreh: “Gratëpërfaqësojnë pjesën më të madhe të forcës së punës në bujqësi dhe kanë nevojë të jenë të vlerësuara dhe tëmbështetura ndaj nëpërmjet projektit GREAT synojmë fuqizimin e tyre.”

Programi synon të zhvillojë kapacitetet e grave rurale për të zhvilluar biznesin e tyre, për t'u vetë-organizuar dhe regjistruar si grupe lokale dhe për të përmirësuar qasjen e tyre të financimit. Njëkohësisht, GREAT do të mbështesë bashkitë e synuara për t'i dhënë përparësi dhe për të promovuar bizneset e grave rurale, turizmin rural dhe për të zhvilluar zinxhirin e vlerave.

“Fuqizimi i komuniteteve rurale me mundësi të përshtatshme ekonomike kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, për sa kohë që përpjekje të tilla i vendosin gratë rurale në qendër të vëmendjes si aktore të ndryshimit “, tha Përfaqësuesi i UN Ëomen në Shqipëri, Michele Ribotta.

"Një rrugëtim të cilin jemi krenarë ta nisim së bashku me UN Ëomen, me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shqiptare dhe me FAO-n! Synimi ynë është të ndihmojmë në rritjen e sipërmarrjes së grave në bujqësi, duke mbështetur fuqizimin e tyre dhe njëkohësisht, zhvillimin ekonomik, shoqëror e turistik të zonave të interesuara, - theksoi Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci. Ambasadori vuri gjithashtu në dukje impenjimin italian për përfshirjen e grave të Coldiretti-t në Shqipëri, një realitet i suksesshëm që përfaqëson, në mënyrë të përkryer, një organizim domethënës grash prodhuese në Itali.

Gratë rurale në Shqipëri përballen me shumë sfida sa i përket sigurisë së tyre ekonomike, të tilla si: mungesa e mbështetjes financiare, aksesi i dobët për të siguruar të drejtat e tokës, njohuri të kufizuara për bizneset fitimprurëse, mundësi e limituar për të hyrë në tregun e punës për shkak të angazhimit joproporcional në aktivitetet e papaguara dhe varësia e madhe nga anëtarët e familjes.

“FAO do të kontribuojë në këtë projekt me zhvillimin e zinxhirit të vlerave, përfshi edhe përqasjen ‘nga ferma tek turistët’, certifikimin e pronës dhe promovimin e prodhimeve autentike, të prodhuara specifikisht nga gratë rurale”, nënvizoi Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Arben Kipi.

Programi do të promovojë një politikë dhe një mjedis legjislativ për fuqizimin ekonomik të grave, qasjen dhe kontrollin e tyre ndaj pasurive prodhuese.

Programi GREAT u zhvillua duke u bazuar në nevojat e identifikuara nga UN Ëomen dhe FAO në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas rekomandimeve të studimeve të ndryshme të ndërmarra nga këto entitete. Objektivat e tij kryesore janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS Tiranë), në kontekstin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe parimin e saj thelbësor për të mos lënë askënd pas. AICS kontribuon me një fond prej 1.350.000 euro dhuratë për realizimin e këtij projekti përgjatë tre viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat