Situata nga Covid/ Manastirliu: Kemi sinjale për variantet e reja

Shqipëria

Situata nga Covid/ Manastirliu: Kemi sinjale për variantet e reja

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se ka sinjale laboratorike që në Shqipëri të jetë futur variantet e reja të COVID-19.

Manastirliu tha se infektimi i grupmoshave të reja me COVID vjen për shkak të këtyre varianteve.

“Trendi i lartë vlerësohet nga ekspertët vjen si rezultat i grumbullimeve në ambiente të mbyllur dhe të hapura, problem dhe për shkak të varianteve të reja të COVID-19. Kemi sinjale laboratorike që në Shqipëri mund të qarkullojnë këto variante. Ne kemi dyshimet arsyeshme në ISHP dhe lidhur me prekjen e fashës së grupmoshave të reja.

Gjithë reflektimi i post festave ka rezultuar me rritje të infeksionit. Komitieti i Eksperteve i cili ndjek situatën i merr vendimet në varsi të disa kritereve dhe situatës epidemiologjike, ne nuk jemi një vend që nuk kemi pasur masa. Ajo që ne po vuajm sot është mos zbatimi i masave”, tha Manastirliu në “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat