Basha takon operatorët turistikë në Durrës dhe premton: Ne do të investojmë pa kursim në…

Shqipëria

Basha takon operatorët turistikë në Durrës dhe premton: Ne do të investojmë pa kursim në…

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Lulzim Basha

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me operatorët turistikë në Durrës ku i ka shpjeguar më me detaje planin e PD “Shqipëria fiton turizmin”.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se me qeverisjen e Edi Ramës Shqipëria ka mbetur në vendnumëron, ndërsa premtoi se me ardhjen në pushtet, PD do të investojë pa kursim në infrastrukturë, në furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike dhe do të stimulojë zgjatjen e sezonit turistik.

Po ashtu Basha thekson se i ka siguruar sipërmarrësit se “ashtu siç bashkëpunuam për të hartuar programin për turizmin, ashtu do të punojmë edhe pas 25 prillit për t’i bërë realitet angazhimet serioze të këtij programi.”

Postimi i plotë

Sot diskutova me operatorët turistikë kryesor në Durrës rreth planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Vendi nuk ka bërë përpara në asnjë tregues, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë. Profesionistët dhe rinia po largohen masivisht. Shqipëria ka mbetur në fundin e listës së vendeve në zhvillim.

I njoha sipërmarrësit me planin tonë për të zbatuar një normë të unifikuar të TVSH prej 6% mbi të gjitha kompanitë në sektorin e turizmit. Ne do të investojmë pa kursim në infrastrukturë, në furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike dhe do të stimulojmë zgjatjen e sezonit turistik.

Operatorët turistikë shprehën entuziazëm për angazhimet e planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Ata janë të sigurt se me një qeveri që kujdeset për njerëzit, për ekonominë, për zhvillimin, investimet e tyre do të shpërblehen shumëfish.

I sigurova sipërmarrësit e pranishëm se ashtu siç bashkëpunuam për të hartuar programin për turizmin, ashtu do të punojmë edhe pas 25 prillit për t’i bërë realitet angazhimet serioze të këtij programi. Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

#SHQIPERIAFITON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat