Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Siberiane që kanë depërtuar drejtë Rajonit të Ballkanit do të diktojnë dhe në vendin tonë mot të kthjellët, por rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Edhe pasditja vijon me rënie të temperaturave, por kemi shtim të vranësirave fillimisht në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë natës përfshijnë gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta dëbore në juglindje.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 6 gradë në mëngjes po ashtu rënie të ndjeshme sjellin dhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 10°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës doo të paraqitet në ndikimin e nmasave ajrore të kthjellëta por të ftohta verilindore.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gjatë mbrëmjes vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në MV, situatë e cila vijon deri pas mesditës kur vranësirat e dendura do të përfshijnë zonat perëndimore dhe gradualisht deri në mbrëmje gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Temperatura ekstremisht të ulta dhe reshje të dendura dëbore dominojnë Europën veriore dhe lindore.

Po ashtu me reshje të izoluara shiu mbetet rajoni i medheut.

Ndërsa kthjellime, por mot i acart do të mbizotërojë në Gadishullin e Ballkanit, Europën Qëndrore dhe Ishujt Britanikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat