Ulen testimet, nuk bien infektimet dhe vdekjet/ MSH: 1059 raste të reja, 14 humbje jetë në 24 orët e fundit

Shqipëria

Ulen testimet, nuk bien infektimet dhe vdekjet/ MSH: 1059 raste të reja, 14 humbje jetë në 24 orët e fundit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë,  Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,243 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  5 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani,  2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 12 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1059

Të shëruar në 24 orë     881

Të shtruar në spitale     502

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               3982

Testime totale          406,399

Raste pozitive           90,835

Raste të shëruara     55,243

Raste Aktive              34,061

Humbje jete                1,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                                                          19929

Fier                                                                               2927

Durrës     1677

Elbasan   1515

Shkodër  1510

Vlorë       1766

Lezhë                                                                          1108

Korçë      1030

Berat       1011

Gjirokastër 761

Kukës                                                                          470

Dibër                                                                           357

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat