Policia e Shtetit ndalon qarkullimin e automjeteve pa zinxhir

Shqipëria

Policia e Shtetit ndalon qarkullimin e automjeteve pa zinxhir

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit shqiptar, ditën e diele, u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të kufizojnë lëvizjet e panevojshme.

Gjithashtu, Policia bën thirrje dhe për vendosjen e gomave të dimrit në automjetet e tyre, vendosjen e rripit të sigurim si dhe zinxhirët, para se të fillojnë lëvizjen me automjet.

“Punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir”, shkruhet në njoftim.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos kryejnë parakalime të gabuara, të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, “gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore”.

Shqipëria është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës ku ka krijuar disa problematika në akse të ndryshme.

Situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, ka bërë që Policia e Shtetit të bëjë thirrje ndaj qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat