Rama i përgjigjet Bashës dhe thumbon Andi Bushatin

Shqipëria

Rama i përgjigjet Bashës dhe thumbon Andi Bushatin

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:34
Edi Rama

Teksa kreu i opozitës, Lulzim Basha i numëroi 9 premtime sipas të tij të pambajtura, kryeministri Edi Rama i përgjigjet në Twitter, duke theksuar se qytetarët e dinë të vërtetë.

Ai thotë se Basha po përdor fatkeqësinë për politikë.

Rama nuk la pa thumbuar edhe analistin e njohur Andi Bushati, i cili pasditen e shkuar mbeti për disa orë në rrugën Milot-Lezhë.

KM Rama ne Twitter:

Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..

Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat