Bora u lë vendin ngricave në të gjithë vendin, si parashikohet moti javën e ardhshme

Shqipëria

Bora u lë vendin ngricave në të gjithë vendin, si parashikohet moti javën e ardhshme

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

Java e ardhshme do të jetë me mot të kthjellët thuajse në të gjithë territorin e vendit, por e acartë. Sinoptikanët parashikojnë temperatura të ulëta në të gjithë vendin duke bërë që termometri të zbresë deri në -16 gradë Celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat e ulëta do të shkaktojnë prani të madhe akulli në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të rriten lehtë vetëm duke filluar nga dita e premte.

Sipas parashikimit, pritet që pothuaj e gjithë java të jetë e pushtuar nga ngricat në të gjithë territorin e vendit.

Për javën që presim përpara parashikohet të dominojë moti i kthjellët, por me temperatura të acarta, mësohet nga Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë, nga dita e hënë deri ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Dita e enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash, ndërsa java mbyllet me ditën e premte me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

Era pritet të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve, itensiteti i erës bie, por ajo do të vijojë të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s.

Për t’u theksuar është se për shkak të temperaturave të acarta pritet që ngricat dhe akullëzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat