Greva nga pala greke, mbyllet dogana e Kakavijës

Shqipëria

Greva nga pala greke, mbyllet dogana e Kakavijës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustruese

Përhskak nga greva e palës greke, dogana e Kakavijës është mbyllur për 24 orë. Mbyllja nis nga e mërkura më 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijës, autoritetet e Policisë greke sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme.

Kështu, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.Dogana Shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj dege doganor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat