A po zhduket LSI? Bushati: Sondazhet alibi për vjedhjen e votave

Shqipëria

A po zhduket LSI? Bushati: Sondazhet alibi për vjedhjen e votave

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:36
Andi Bushati

Rezultati i pritshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim është një nga çështjet më të debatueshme lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Analisti Baton Haxhiu thotë se LSI ka pasur humbje të elektoratit vitet e fundit.

Z. Haxhiu theksoi se dy arsyet kryesore që kanë sjellë rënien e elektoratit të LSI janë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale.

 Ndërsa analisti Andi Bushati duke shprehur mos besim për sondazhet tha se është e pamundur që PS të rritet pas 8 vite në pushtet dhe partitë opozitare të humbin vota. Ai tha se sondazhet që nxjerrin PS fituese po bëhen për të krijuar alibi për vjedhjen e votave.

“Rama është kthyer në një klloun me çantë vaksinash në dorë se nuk ka asnjë arritje. Është aq dobët Edi Rama sa të mendosh që i ikin votat një partie opozitare dhe i shkojnë qeverisë është absurditet. Sondazhet po bëhen si alibi për të justifikuar masakrën dhe vjedhjen e votave nga Rama”, tha z. Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat