Duma: Në Lekaj me qytetarë që janë lënë jashtë çdo kujdesi

Shqipëria

Duma: Në Lekaj me qytetarë që janë lënë jashtë çdo kujdesi

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:39
Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka qëndruar sot në Lekaj ku është takuar me qytetarët e këtij vendi.

Përmes një shkrimi në facebook, Duma ka thënë se qytetarët në Lekaj janë lënë jashtë çdo kujdesi.

Duma tutje shkruan se ky vend është një nga zonat më të pasura por me varfëri të madhe.

Postimi i plotë i Dumës:

“Na ktheni fëmijët se u degdisën jashtë dhe jemi me ju!”
Në Lekaj me qytetarë që janë lënë jashtë çdo kujdesi!
Një nga zonat më të pasura me varfëri më të madhe. Subvencionet në bujqësi jepen për dy veta dhe të tjerët janë në mëshirë të fatit dhe fati ja degdis fëmijët jashtë vendit.
Na ktheni fëmijët se koha jonë iku thonë.
Shqipëria po zvarritet në baltë e fëmijët po na marrin rrugën se askush nuk të lë të punosh!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat