Pipero rikthehet në punë, të hënën pritet të vaksinohet: Nuk kam qenë në Itali për kurim

Shqipëria

Pipero rikthehet në punë, të hënën pritet të vaksinohet: Nuk kam qenë në Itali për kurim

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Pëllumb Pipero

Disa ditë pasi fitoi betejën me koronavirus, mjeku Pëllumb Pipero tregon se si e kaloi këtë periudhë. Megjithëse tashmë e ka kaluar koronavirusin, Pipero pritet të bëjë të hënën vaksinën anticovid. Mjeku tregon se  gjendjen e tij shëndetësore ua besoi kolegëve në Shqipëri.

Me lodhje dhe stres, e kaloi mjeku Pëllumb Pipero koronavirusin.

Infektimi i tij konsiderohet i veçantë,  pasi rezultoi pozitiv vetëm dy javë nga injektimi i dozës së parë të vaksinës.

Por, pavarësisht se ka fituar antitrupa gjatë kësaj periudhe, mjeku thotë se të hënën do të marrë dozën e dytë.

Edhe një herë ai hodhi poshtë lajmet se ishte kuruar jashtë Shqipërisë, duke sqaruar se në Itali shkon shpesh pasi ka familjen, por jo gjatë periudhës që ka qenë i infektuar.

“Ku doli lajmi se isha në Itali, unë isha në Razëm. Nuk kam qenë në Itali për kurim, por kam familjarë atje. Jam mjekuar këtu.”

Zgjodhi të mos bëhej mjeku i vetes e kërkoi asistencën e kolegëve.

“Ishte doktor Arjan Harxhi, doktor Mezini, doktoreshë Najada, doktor Mondi, Genti dhe disa të huaja.”

Edhe gjate kohës që ishte sëmurë e ka ndjekur situatën e pandemisë.

Rastet e riinfektimeve nuk i mohoi, por tha se janë të rralla.

“2-3 rastet që kam konstatuar unë kanë qenë asimptomatikë.”

Për arrestimet e kolegëve të akuzuar për korrupsion, Pipero nuk mban anë.

“Janë raste të rralla dhe nuk na e zbardhin faqen. Janë çështje në duart të drejtësisë, prandaj është më mirë të mos japim opinione.”

Vetë ai do t’i rikthehet të hënën vizitave të pacientëve në spitalin Infektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat