Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD të përfshijë idetë e Partisë Republikane

Shqipëria

Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD të përfshijë idetë e Partisë Republikane

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:15
Fatmir Mediu

Pas takimit me Lulzim Bashën, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi për mediat se votat e Partisë Republikane janë shumë të rëndësishme. Ende nuk ka një pakt mes tyre, por Mediu deklaroi se programi i PD-së duhet që të përfshijë idetë e Partisë Republikane.

“Unë besoj se koalicioni do të funksionojë jo vetëm për liderët e partive. janë të rëndësishme votat e PR dhe të partive të tjera, ka rëndësi edhe vota.

Mund të bëni vetë kalkulimet sa i takojnë PR-së, PD-së etj. PR do jetë kontributore për të marrë vota edhe në Kukës, në Dibër, ku ka pretendime që të kontribuojë për koalicionin.

Programi i PD si program i opozitës ëhstë i plotë, duhet të jetë i të gjitha forcave politike, por ka specifika çdo parti.   PD të reflektojë për pronarët e ligjshëm. Ne do i shërbejmë përherë interesit kombëtar”, u shpreh Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat