Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, furnizonin me kokainë sheshin Terni

Shqipëria

Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, furnizonin me kokainë sheshin Terni

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:21
Foto ilustruese

Policia italiane njofton se ka arrestuar 5 shqiptarë, të cilët akuzohet se shisnin kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Karantina’ bëhet me dije se shqiptarët kanë furnizuar sheshin Terni me rreth 3 kg kokainë brenda një periudhe 10 ditore.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni në fjalë nisi që në muajin mars të vitit të kaluar, kur u arrestua një shqiptar, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gram kokainë të ndara në doza dhe një sasi prej 14,000 euro.

Mësohet se shqiptarët kishin marrë me qira një banesë posaçërisht për veprimtarinë e trafikut të drogës, ndërsa e shisnin atë një pjesë në Collescipoli dhe një pjesë në Terni.

Gjatë këtij aksioni u sekuestruan pak më shumë se 300 gram kokainë, material për paketimin e dozave, peshore elektronike si dhe gati 5,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat