“Kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për ta zgjidhur, Edi Rama dhe PS”

Shqipëria

“Kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për ta zgjidhur, Edi Rama dhe PS”

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha në përfundim të mbledhjen me shtabin elektoral të Partisë Socialiste se po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar më shumë doza vaksinash.

Ai theksoi se 70% e vaksinave të prodhuara në botë janë marrë nga 10 vende që janë superfuqi, ndërkohë që nga ana tjetër sipas tij janë 140 vende që nuk kanë marrë asnjë vaksinë. Rama u shpreh se në vend kur bie një hall ka vetëm një adresë për ta zgjidhur: Edi Rama dhe PS.

“U lëshua një ofensivë e turpshme. Nëse dikush do më japë një argument që mes 80-vjeçarëve Alfred Moisiu duhet të vaksinohet i fundit dhe jo i pari unë e dëgjoj. Kjo është e turpshme. Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar. Nëse do kishin bërë një grup personalitetesh pa përfshirë këtë kategori do hante një diskutim shumë të fortë. Ne jemi në kushtet po luftojnë ditë natë pa ekzagjeruar për të siguruar sa më shumë doza vaksinash.

70% e vaksinave në planet janë marrë nga 10 vende, 30% janë marrë nga shtete ku  hyn dhe nga Shqipëria ndërsa 140 shtete kanë mbetur pa vaksinë. Sfida jonë është të mos ndalemi dhe shumë shpejt do kemi më shumë doza. Do provojmë edhe njëherë se kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për ta zgjidhur hallin. Edi Rama dhe PS”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat