Kush është autori i plagosjes së nënë e bir në Durrës

Shqipëria

Kush është autori i plagosjes së nënë e bir në Durrës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:14
Ilustrim

Policia e Durrësit ka bërë me dije autorin e plagosjes me armë të ndodhur në mbrëmje në këtë qytet, ku pas një sherri për parkimi, u qëlluan me armë nënë e bir.

Autor i plagosjes është shtetasi Zyber Juba, 45 vjeç. Fillimisht palët janë përplasur me grushta dhe më pas autori ka përdorur armën e zjarrit.

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta,  shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat