Roshi firmos marrëveshjen me Bashën!

Shqipëria

Roshi firmos marrëveshjen me Bashën!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:58
Artur Roshi

Artur Roshi i Ballit Kombëtar del nga selia e PD pasi ka firmosur marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha.

Ndërsa ka deklaruar se e ka hedhur firmën në marrëveshjen e koalicioneve ai ka kursyer emrat se ku do kandidojnë deputetët e Ballit Kombëtar.

"Sigurisht që firmën e vura, vendi jonë duket në një degradim ekonomik. Gjithë shoqëria më tej rrëshqet në një diktaturë.

Balli Kombëtar kërkon ti japë tonus shpresës, e cila ka qenë e venitur herë pas here. Prania ime në koalicion për ta tonizuar shpresën. Ta rezervojmë këtë se ku dpo kandidoj, maturia është një virtyt por në politikë është tipari i virtyteve", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat