Tritoli në makinën e Gjon Menës në Kamëz, si shkoi policia tek Gjergj Cukali

Shqipëria

Tritoli në makinën e Gjon Menës në Kamëz, si shkoi policia tek Gjergj Cukali

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë përfunduar në burg, si autorë të vendosjes së lëndës eksplozive në një makinë në Kamzë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ka qenë një nga të arrestuarit ai që ka bashkëpunuar dhe me hetuesit duke nxjerrë në pah detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Bëhet me dije se Enver Jakimi është dhe bashkëpunëtori i arrestuar, i cili është shprehur se ai dhe kushëriri i tij Edmond do të merrnin 30 mijë euro në këmbim të vendosjes së lëndës plasëse në makinën e biznesmenit Gjon Mena.

Ai u ka dhënë hetuesve emrat e porositësve dhe ka deklaruar se deri më tani kanë marrë vetëm 2 mijë euro nga 30 që u ishte premtuar.

Ndër të tjera mësohet seGjergj Cukali i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”, nuk ka folur por avokati i tij ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se klienti i tij nuk i njihte dy kushërinjtë.

Kujtojmë se gjarja ka ndodhur në Kamzë dy ditë më parë ndërkohë që dy kushurinjtë dhe Cukali të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje janë lënë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat