Kryemadhi: Opozita e bashkuar merr 100 mandate, PS do të dalë e treta

Shqipëria

Kryemadhi: Opozita e bashkuar merr 100 mandate, PS do të dalë e treta

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

“Edi Rama paguan për të tjetërsuar dhe manipuluar opinionin publik. I dobëti do të shitet i fortë, sa më i fort të shitet, aq më i dobët është. Kandidatët e opozitës duhet të bëjnë 5 takime me nga 10 vetë në ditë, për 57 ditë, nga ora 6 e mëngjesit, në orën 10 të darkës, dhe do të kemi takuar deri në fund 810 mijë faktorë të takuar. Kjo përkthehet në 100 mandate”, tha Kryemadhi për A2.

Sipas saj, Partia Socialiste jo vetëm që nuk do të ketë shans të dalë e para, por do ta ketë shumë të vështirë të dalë edhe e treat.

“Ju them që nuk ka shans që PS të dalë e para. Të urojmë që të dalë edhe e treta, sepse është shumë e vështirë të dalë e treta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat