Silva Bino tregon se kur do të vaksinohen gazetarët

Shqipëria

Silva Bino tregon se kur do të vaksinohen gazetarët

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Silva Bino

Fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid19 e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.

Silva Bino: “Sot nisi vaksinimi për te gjithë Prefekturën e Korçës. Do të vaksinohen mjekët,infermierët sanitarët,mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes.

Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç.

Vaksina qe po aplikohet është Pfizer,ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër.

Nuk kemi pasur raste te efekteve anësore të personave që kanë vaksinuar. 

Në dy ditët e para në Korçë do vaksinohen rreth 500 bluza të bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore.

Vaksinimi masiv do të fillojë pas vaksinimit të kategorive në risk.

Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti.

E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetaret duhet te respektojnë masat.”

Silva Bino e pyetur nga gazetarët në Korçë  se përse këta të fundit ende nuk janë në kategoritë të cilat përfitojnë vaksinimin, Bino u shpreh se pas kategorive të “linjës së zjarrit” do të jetë edhe kategoria e gazetarëve të terrenit të cilët do të marrin dozën e vaksinës.

Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës.

Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat