Aksident masiv në autostradën e Lushnjës, kamioni me naftë përplaset me barrierat dhe bën ‘zi’ rrugën

Shqipëria

Aksident masiv në autostradën e Lushnjës, kamioni me naftë përplaset me barrierat dhe bën ‘zi’ rrugën

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lushnje-Fier, ku disa automjete janë përplasur njëra pas tjetrës.

Aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.

Mësohet se fillimit një kamion që transportonte naftë ka goditur barrierën mbrojtëse të autostradës dhe për pasojë ka derdhur një sasi të konsiderueshme nafte në rrugë. Prania e naftës në autostradë ka shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve duke bërë që makinat e tyre të rrëshqasin në rrugë dhe të përplasen me barrierat anësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës për të pastruar rrugën me ujë e solucion në mënyrë që të largohet nafta, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka marrë masat për disiplinimin e trafikut.

Gjithashtu po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të shumëfishtë që fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat