Sot dita e fundit për ofertat për tunelin e Llogarasë, zbulohet oferta surprizë

Shqipëria

Sot dita e fundit për ofertat për tunelin e Llogarasë, zbulohet oferta surprizë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:24
Llogarasë

1 marsi është data e fundit në të cilën kompanitë mund të dërgonin ofertat e tyre për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Vlorë-Sarandë.

Tuneli në fjalë është konsideruar një sfidë për qeveritë shqiptarë jo vetëm prej gjatësisë së tij prej rreth 6 kilometra, por edhe nisur nga zhvillimi që pritet t’i japë zonës.

Mësohet se në kanë qenë gjashtë kompani që dhanë ofertat e tyre për përmbylljen e këtij projekti me vlerë limit 19 miliard lekë. 4 prej tyre janë kompani të huaja dhe 2 kompani shqiptare.

Abcnews.al mëson se oferta më e ulët është dhënë pikërisht nga kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion”. Kjo e fundit ka marrë përsipër të përmbyllë punimet në kohë rekord në tunel kundrejt vlerës 14 miliard lekë, rreth 5 miliard lekë më pak se sa fondi limit i përcaktuar nga qeveria.

Tashmë pritet që autoritetet të vlerësojnë ofertat dhe të shpallin kompaninë fituese, por siç duket edhe nga çmimi i ofruar, favoriti kryesor është “Gjoka Konstruksion”.

Tuneli i Llogarasë do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogaras. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat