Për të gjithë ata që e kanë kaluar koronavirusin, mjeku i njohur jep lajm e mirë

Shqipëria

Për të gjithë ata që e kanë kaluar koronavirusin, mjeku i njohur jep lajm e mirë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:48
Epidemiologu Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka një lajm të mirë nga fronti i luftës kundër koronavirusit. Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.

“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit.

Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan epidemiologu i njohur.

Sot në Shqipëri u shënuan 20 viktima dhe nga 2714 testime u zbuluan 764 raste të reja. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat