Ironia e Ramës: Se sa i besueshëm jam unë, në datën 25…

Shqipëria

Ironia e Ramës: Se sa i besueshëm jam unë, në datën 25…

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Lëvizjen Socialiste për Integrim sot në konferencën me gazetarët, kur u pyet për hetimet e prokurorisë lidhur me dosjen “184”, për dyshimet e blerjes së votave në zgjedhjet e Dibrës.

Në fjalën e tij, Rama e quajti LSI-në, “një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara”, duke iu referuar fenomenit të blerjes së votave.

Sa i takon faktit që mes emrave të të hetuarve në dosjen 184 nuk ka asnjë ish-zyrtar, apo në nivel ish-ministrash, Rama u shpreh:

“Ku e dini ju që emrat që përmendni janë të përfshirë në dicka që është kriminale, si e dini? nga muhabetet e teklefonave? Është prokuroria ajo që bën hetimin, jo e neës, ajo vendos për kë ngre akuzë e për kë nuk ngre akuzë, nuk jeni ju”.

Kryeministri Rama ndër të tjera tha se do jetë 25 prilli ai që do tregojë se kë beson populli shqiptar.

“S’ka shans të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar, as fabrika e parave të LSI nuk arrin dot ta përmbysë rezultatin kombëtar që është një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara. S’ka shans.

Se sa jam unë i bisesueshëm apo të gjithë ne këtë e vendos populli shqiptar, në datën 25 do na japë testin e besueshmërisë në dorë të gjithëve”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat