Rama sqaron “mbajtjen peng” të vaksinave “Pfizer”: Jam lypësi më i gjatë, kam dhe dy të tjerë si vetja

Shqipëria

Rama sqaron “mbajtjen peng” të vaksinave “Pfizer”: Jam lypësi më i gjatë, kam dhe dy të tjerë si vetja

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një ditë më parë u duk sikur u “mbajt peng” mbërritja e vaksinave “Pfizer”, pasi fillimisht u tha se nuk do të vijnë, por me mbërritjen e Ramës nga Brukseli erdhën edhe vaksinat.

Por sot kryeministri Edi Rama sqaroi se çfarë ndodhi një ditë më parë. “Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë me mua dhe me ata që flasin anglisht, ajo ndodhi. Fatmirësisht në këtë pjesë jam shumë i kënaqur që nuk jam vetëm, se kam edhe dy të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë pa asnjë gajle të njëjtën gjë, ministrin e Rindërtimit dhe atë të Shëndetësisë. Ndodhi me gishta në vesh, që  o do vinë sot o do vinë sot. Shumë e thjeshtë”, tha Rama.

Më tej Rama vazhdon duke thënë se mori angazhimin se do të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera vaksinash.

 “Unë vërtet jam lypësi më i gjatë, por nuk jam një lypës që kthej faqen tjetër kur ha shuplakën e mos korrektesës të atyre që marrin angazhime. Kaq e thjeshtë është.  Jo vetëm ndodhi ajo, por si rezultat i asaj ndodhi dhe tjetra. Morën angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera. Shumë e thjeshtë”, u shpreh kryeministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat