Lefter Koka reagon ndaj Kryemadhit: Falenderoj llogaritaren Mona, 25 prilli po vjen shpejt dhe furishëm

Shqipëria

Lefter Koka reagon ndaj Kryemadhit: Falenderoj llogaritaren Mona, 25 prilli po vjen shpejt dhe furishëm

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:50
Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit dhe ish-deputeti i LSI, Lefter Koka ka reaguar ndaj akuzave të lëshuara nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për çështjen e inceneratorëve.

Në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, Koka ironizon duke shtuar se llogaritare Kryemadhi nuk e kupton se çfarë ka folur në konferencën e sotme, duke shtuar se në vendimin e marrë qeveria ka zbatuar me rigorizitet procedurat, sipas standardeve ndërkombëtare.

"Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare! E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!", shkruan Koka.

Sulmet e Kryemadhit erdhën sot pasi Koka ka vendosur që të largohet LSI-së për t'u bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, ku pritet të jetë pjesë e listës së socialistëve për qarkun e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat