Joshja për shitjen e votes, juristja: Nuk kanë këllqe me mua!

Shqipëria

Joshja për shitjen e votes, juristja: Nuk kanë këllqe me mua!

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:45
Enida Bozheku

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” u diskutua mbi vëmendjen e shtuar nga ana e femrave për proçeset zgjedhore. Kjo është një qasje jo vetëm shqiptare pasi shumë vende të tjera të botës përmes sondazheve të shumta kanë nxjerrë në pah pikërisht këtë gjë.  Politikani Besnik Jakaj tha se në fakt femrat janë më smart se burrat në momentin që vendosin për kë do të votojnë.

“Femra në këndvështrimin e votimit, është votuese më smart, më e ndërgjegjshme. Ndërsa ne meshkujt jemi më politikë”, tha Jakaj.  Gjatë bisedës u fol për shitjen e votës, fenomen sipas të ftuarvë ende aktual. Janë joshur edhe të ftuarit?

“Nuk besoj që guxojnë, nuk kanë aq këllqe të vijnë deri tek unë sepse nuk do të isha personi i duhur as unë dhe as familjarët e mi”, tha Enida Bozheku.

Ndërkohë sociologia Marsi Simo shtoi se me të rinjtë ndodh një fenomen që është për të ardhur keq, pasi rriten me mendimin që të arsimohen për t’u bërë deputetë. Sipas saj, kjo e fundit lidhet direkt me pushtetin.

“Nëse ne të rinjve, 17-18 vjeç që ende nuk e kanë mbushur moshën për të votë I themi “Ti voto se ti nesër do bëhesh deputetë”, për mua kjo është e tmerrshme. Janë fenomene që ndodhin vetëm në vendin tonë”, vijoi Simo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat