Raporti i DASH, Manjani: Në Shqipëri, taksidari dhe i forti janë bërë bashkë me shtetin

Shqipëria

Raporti i DASH, Manjani: Në Shqipëri, taksidari dhe i forti janë bërë bashkë me shtetin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:46
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani për RTV Ora ka folur në lidhje me raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit, për skemën e pastrimit të parave.

Manjani është ndalur te niveli i lartë i informalitetit në vendin tonë, teksa shton se në Shqipëri është bërë bashkë shteti me taksidarin dhe të fortin.

Manjani: Problemi themelor në Shqipëri i gjithë këtyre viteve është informaliteti në një shkallë të jashtëzakonshme. Kam parasysh që nuk ka një vend në Europë jo njëherë, po as në Euro-Azi, se amerikanët kështu kanë qef ti shohin gjërat, ku të gjesh një nivel kaq të lartë informaliteti. Ky informalitet manifestohet në mënyra të ndryshme, qoftë në paratë e krimit, të drogës.

Asgjë në Shqipëri nuk i justifikon burimet. Niveli i informalitetit është aq i lartë sa këtu nuk ka kuptim të flitet për ligj, për rend, për shtet. Këtu i forti dhe taksidari janë bërë bashkë me shtetin dhe nuk ka më kuptim taksa, sistemi ekonomik që matet. Nga ky këndvështrim them se kriza është më e madhe se sa thjeshtë pastrohen apo jo paratë. Pastrimi i parasë është një gjë, por ndërtimi i një ekonomie informale, veçanërisht stimulimi i njerëzve që politika dhe veçanërisht qeveria në vitet e fundit i ka bërë njerëzve drejt aktiviteteve të paligjshme, rrisin shumë nivelin e vulnerabilitetit të njerëzve. Sot janë një bashkësi njerëzish që me ligje janë të shpallur të gjithë fajtorë dhe këtë e sjell të gjithën demokracia informale, kultivimi masiv i kanabisit. Shteti i shtyn drejt një ekonomie kapilare që prodhon të ardhura jashtë sistemit ekonomik, të pataksueshme dhe duke krijuar një ekonomi fiktive dhe ekonomi paralele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat