PD: Vendet rreth nesh ia dolën të përparojnë, Shqipëria dështoi se u mor peng nga Rama

Shqipëria

PD: Vendet rreth nesh ia dolën të përparojnë, Shqipëria dështoi se u mor peng nga Rama

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:22
Lulzim Basha

Partia Demokratike nuk ndal gjatë gjithë ditës akuzat se kjo qeveri ka dështuar dhe se vendi ka humbur me Edi Ramën në krye. PD shkruan se të gjitha vendet rreth Shqipërisë kanë përparuar dhe se vetëm vendi ynë ka mbetur në vend pasi u morr peng nga Rama.

PD shkruan se më 25 prill do të vijë ndryshimi, pasi do jetë ajo në krye. 

Edhe pse akuzat janë të ripërsëritur prej shumë herësh me të njëjta fraza, PD nuk ndalet duke i bërë këto edhe gjatë mbrëmjes pasi me shumë mundësi mendon se kur gjëra përsëriten disa herë 'populli do të bindet'.

"Rama që dështoi për 8 vjet me radhë dhe e la Shqipërinë në vendnumëro, nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë për të dalë nga kriza ku ai e zhyti. Ndërkohë që vendet rreth nesh ia dolën të përparojnë, Shqipëria dështoi, sepse u mor peng nga Rama. Ka ardhur koha për ndryshim. Ne së bashku do ta sjellim këtë ndryshim dhe me 25 prill Shqipëria do të fitojë", shkruan PD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat