Çoçoli: Ne duhet një “martesë” mes taksës progresiste dhe asaj të sheshtë

Shqipëria

Çoçoli: Ne duhet një “martesë” mes taksës progresiste dhe asaj të sheshtë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:54
Fatos Çoçoli

Gazetari Fatos Çoçoli thotë se Shqipërisë i duhet aplikimi i një “martesë” mes modeleve të taksimit; i sheshtë dhe progresiv.

I pranishëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania, gazetari mori një shembull me taksimin prej 23 %, që aplikohet tek intelektualët.

Ai thotë se nëse ky prag taksimi do të zbriste më poshtë do ishte një masë pozitive, çka sipas tij do rriste dhe do stimulonte rritjen e konsumit.

“Ne na duhet si vend një martesë mes taksës progresive dhe taksës së sheshtë. Përshembull për ata që janë intelektualë, që e kanë shumë të fortë atë [taksën] 23% sot dhe realisht shtresa e mesme të dikton konsumin në vend shumë mirë nëse bie dhe kalon në 15%”, tha Çoçoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat