Najada Çomo kandidate për deputete e PS/ Edi Rama: I shtriva dorën e lutjes!

Shqipëria

Najada Çomo kandidate për deputete e PS/ Edi Rama: I shtriva dorën e lutjes!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:16
Edi Rama

Shefja Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. 

Lajmi u bë me dije sot nga kryeministri Rama, i cili gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”, tha si ka shtrirë dorën e lutjes “komandantes së vijës së parë të zjarrit”, pasi zëri i saj i duhej Parlamentit. 

“Mbasë është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër, duke marrë parasysh se në këtë udhëkryq Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, të jeohjë zërin, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vet skuadrën tonë.

Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush, dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zjarrit të vijë me në, jo për tu bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për tu ulur në një nga karriget që janë më të rehatshme, edhe pse jo aq sa njerëzit mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm të mos i mungojë Parlamentit, të mos i mungojë njerëzve”, u shpreh Rama.

“Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël, të jap fjalën se ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, ne duam të bëhemi si ty“, theksoi kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat