Aksidenti i tmerrshëm në Rrogozhinë: Ja emrat e viktimave

Shqipëria

Aksidenti i tmerrshëm në Rrogozhinë: Ja emrat e viktimave

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:35
Aksidenti

Janë identifikuar dy nga viktimat, të cilët humbën jetën ditën e sotme në një aksident automobilistik në Rrogozhinë.

Bëhet me dije se ka humbur jetën drejtuesi Tonin Mehilli, i cili shërbente si polic në burgun e Peqinit. Ndërkohë më herët u mësua se në një nga tre mjetet që u përfshinë në aksident ka ndërruar jetë në spital edhe një  grua e quajtur Merushe Koni.

Policia ka shoqëruar ndërkohë njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në askident, Endri Lilën.

Aktualisht, në spital janë duke marrë trajtim mjekësor duke qenë jashtë rrezikut për jetën një fëmijë 10 vjeç dhe një person tjetër.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i njërit prej automjeteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat