Pasuria që ngre dyshime për dorëheqjen e gjyqtares

Shqipëria

Pasuria që ngre dyshime për dorëheqjen e gjyqtares

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:09
KPK

Për  gjyqtaren e Sarandës Ketra Bajrami procesi i verifikimit nga Komisioni i Vetingut ka nisur në nëntor 2019.

Por pasi ishte njoftuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për hetimet, gjyqtarja Bajrami është tërhequr.

Më datë 27.11.2019, me anë të postës elektronike, gjyqtares Ketra i është kërkuar nga KPK që të deklaronte në përputhje me pyetësorin standard.

Bajrami ka kërkuar zgjatje të afatit për përgjigjet, duke vënë në dispozicion të Komisionit një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Për këtë arsye, gjyqtares i është dhën një afat i ri, që përfundonte më datë 12.12.2019.

Por, ndërkohë që komisioni i kryesuar nga Suela Zhegu, me anëtarë Genta Tafa (Bungo) dhe Olsi Komici, gjyqtarja Bajrami kishte depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesën për dorëheqje.

Dhe Komisioni i Vettingut e ka mësuar nga KLGJ-ja dorëheqjen e gjyqtares  që kishte deklaruar më herët se ishte e sëmurë.

Ishte vërtet sëmurë, apo një pretekst për t’i ikur Vettingut, kjo nuk u mësua, ndërsa KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Bajrami duke e përjashtuar atë për 15 vite nga  sistemi i drejtësisë.

Gjyqtarja Bajrami, në këtë mënyrë i shtohet listës së magjistratëve të pasur që janë dorëhequr menjëherë sapo janë njoftuar për hetimet-Vetting.

Pasuria e gjyqtares Ketra Bajrami, nga mënyra si është deklaruar nga dyshime. Llogari bankare që shtohen nga vitit në vit, vetëm me dy paga, prona që shfaqen sa hap e mbyll sytë, shuma të mëdha financash dhuratë dhe diku -diku hua që nuk saktësohet se për çfarë arsye.

Më poshtë do të gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga subjekti Ketra Bajrami.

Viti 2003

Deklarata e këtij viti është tërësisht e palexueshme.

Viti 2004

Truall 481 m2 në Sarandë, ,me vlerë 231 342 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 800 000 lekë, 6 000 dollarë amerikan dhe 3 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 26 006 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 86 400 lekë.

Shpërblim, për bashkëshortin 20 000 lekë.

Shpërblim për subjektin deklarues, 39 000 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare e subjektit deklarues, 907.403 lekë.

Gjendje e depozitës së bashkëshortit, 990 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit, 9 107 dollarë, 6 140 dollarë dhe 4 525 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 040 878 dhe shpërblim, 31 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 26 192 lekë dhe shpërblim, 20 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak, Sarandë, 8 270 lekë.

Paga e bashkëshortit si (nuk kuptohet), 90 400 lekë.

Ndihmë financiare nga kunata në Amerikë dhe vjehrra 10 000 dollarë dhe 3 000 euro.

Viti 2006

Depozitë bankare 800 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 16 400 dollarë dhe 38 400 euro.

Gjendje e depozitës bankare, 699 639 lekë.

Tërhequr, 1 607 042 lekë.

Tërhequr nga depozitat bankare shumat, 1 011 600 lekë, 4 630 euro, 6 333 dollarë dhe 9 235 dollarë.

Hapur depozita bankare në shumat 16 400 dolarë dhe 38 400 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 966 398 dhe shpërblim, 23 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues i Portit të Sarandës 982 170 lekë dhe shpërblim, 180 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak, Sarandë, 101 700 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro.

Viti 2007

Depozitë bankare 16 810 dollarë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 1 421 000 lekë dhe 39 150 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 803 909 dhe shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues i Portit të Sarandës 1 084 800 lekë dhe shpërblim, 180 000 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro.

Viti 2008

Depozitë bankare 17 244 dollarë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 1 503 046 lekë dhe 40 600 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 057 864 dhe shpërblim, 33 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues i Portit të Sarandës 383 000 lekë dhe shpërblim, 150 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 122 045 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 12 000 euro.

Viti 2009

Depozitë bankare 5 000 euro.

Depozitë me afat 3 mujor, 1 490 370 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 266 325 dhe shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 698 251 lekë dhe shpërblim 10 000 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 12 000 euro.

Hua në shumën 20 032 euro.

Viti 2010

Depozitë bankare 5 000 euro.

Kontratë sipërmnarrëse, mbi truallin 352 m2 pronë e Besnik Bajramit, ku ky i fundit ka marrë një vend parkimi, një kat banimi dhe një ap banimi në katin e tretë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues, 18 935 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 991 528 dhe shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 585 583 lekë dhe shpërblim 90 000 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 1 000 euro.

Hua në shumën 20 032 euro.

Paguar kësti i fundit për blerjen e ap, 6 000 euro.

Viti 2011

Hua në shumën 15 000 euro. Shlyer.

Paguar kësti i fundit për blerjen e ap, 6 000 euro.

Kredi për mobilim ap, 350 000 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë.

Kredi në shumën 240 000 lekë.

Kursime 445 480 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 054 052 dhe shpërblim, 20 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 614 656 lekë dhe shpërblim 90 000 lekë.

Hua në shumën 20 032 euro.

Viti 2012

Kursime 350 000 lekë.

Kredi për mobilim ap, 350 000 lekë. Shlyer.

Shlyer hua 3500 dollarë.

Shpenzime për mobilim të ap në Tiranë, 432 686 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 119 576 dhe shpërblim, 10 000 lekë, dieta 57 100 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 645 616 lekë dhe shpërblim 9 000 lekë.

Kursime, 445 480 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2013

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 12 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 170 759 dhe dieta 46 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 679 759 lekë.

Kursime 300 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2014

Kursime 550 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 524 666 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 620 874 lekë.

Depoozitë bankare 8 000 dollarë.

Depozitë bankare e tërhequr nga bashkëshorti 12 000 dollarë.

Kredi bankare, 572 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2015

Kursime, 400 000 lekë.

Bashkëshorti ka lidhur kontratë shitje për ap në Tiranë me sip 101.5 m2 me vlerë 93 255 euro.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 10 030 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 535 387 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 628 187 lekë.

Kursime, 550 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2016

Kursime 300 000 lekë.

Subjekti deklarues është vënë në dijeni për një pronë, tokë bujqësore 1500 m2 në Delvinë në emër të babait.

Transferuar në Amerikë shuma 10 000 dollarë për shkollimin e vajzës.

Të ardhura të vajzës nga punësimi në Amerikë, 8 112 45 dollarë.

Gjendja e llogarisë së vajzës, 14 251 04 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 571 123 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 622 577 lekë.

Kursime, 400 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2017

8 000 dollarë dërguar vajzës për shkollim në Amerikë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues -36 80 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortit, 1235.30 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të vajzës, 1 256 34 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 383 497 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit mësues në një shkollë, 586 772 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si rezidentë ne Amerika dhe nga puna e saj atje, 4 119 5 dollarë, 521.34 dollarë dhe 1 590 64 dollarë.

Të ardhura nga punët e vajzës, 1 249 70 dollarë dhe 950 30 dollarë.

Bursë e përfituar nga vajza në Amerikë, 2 965 00 dollarë.

Kursime 300 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Kredi për mobilim, 500 000 lekë. Pa shkyer 341 519 24 lekë.

Viti 2018

2700 dollarë dërguar vajzës për të paguar biletën e udhëtimit për subjektin deklarues dhe bashkëshortin.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues -43 52 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortit, 68 12 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare e vajzës, 2 533 80 dollarë dhe 800 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare e djalit, 511 15 dollarë dhe 885.61 dollarë.

Kursime 170 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 518 038 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit mësues në një shkollë, 648 500 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si rezidentë ne Amerika dhe nga puna e saj atje, 1 065 65 dollarë, 13 149 41 dollarë dhe 2 212 89 dollarë.

Kursime të vajzës 1 256 34 dollarë.

Të ardhura të vajzës depozituar nga halla e saj për shkollim 7 000 dollarë.

Të ardhura nga puna e djalit në Amerikë, 5 538 n92 dollarë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Kredi për mobilim, 500 000 lekë. Shlyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat