Qeveria presion SPAK për të mbyllur dosjen hetimore ndaj KESH

Shqipëria

Qeveria presion SPAK për të mbyllur dosjen hetimore ndaj KESH

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po kryen hetime intensive për procedimet që kanë si objekt prokurimet e zhvilluara në KESH të drejtuar nga Benet Beci.

Bëhet me dije se SPAK ka regjistruar para disa ditësh një kallzim penal të KLSH dhe po heton KESH për abuzime dhe shpërdorim detyre.

Burime të faktor.al thonë se kryeministri Rama ka nisur presionet ndaj institucioneve ta mbyllin çështjen pa nisur ende.

Një kopje e kallëzimit penal është dorëzuar edhe më ambasadën amerikane në Tiranë.

Kujtojmë se Drejtuesi i KESH, Benet Beci përflitet se do të jetë kandidat për deputet në  qarkun Shkodër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat