Basha: Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon

Shqipëria

Basha: Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:05
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  vijon me reagimet e tij në lidhje me punën e qeverisë Rama në këto 9 vite qeverisje.

Këtë të martë përmes një postimi në Instastory, Basha në fokus ka pasur pagat e ulëta të qytetarëve shqiptarë.

Sipas një raporti të Eurostat pagat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.

 “46 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si janë pagat në Shqipëri, krahasuar me ato të rajonit?“

Përgjigja: “Më të ulëtat”, sipas EUROSTAT”, shkruhet në postimin e krye-demokratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat