Vrau babanë me shkop/ Kunata e viktimës: Dhori vetëm e urdhëronte të pastronte

Shqipëria

Vrau babanë me shkop/ Kunata e viktimës: Dhori vetëm e urdhëronte të pastronte

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin më 5 mars, ku djali me probleme mendore vrau babanë e tij me një shkop pasi u konfliktuan.

Kunata e viktimës, Parashqevia në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live“ tha se ata jetonin në kushte shumë të vështira, kalonin muajin me 3900 lekë.

Sipas saj, djali Erdis Rapi e goditi të atin për vdekje sepse ai vetëm e urdhëronte të pastronte e të kujdesej për shtëpinë, ndërsa viktima donte vetëm të rrinte.

Ajo u shpreh se spitali i Vlorës i shtronte ata por më vonë i nxirrte. E moshuara theksoi se viktima kishte tentuar edhe të vriste anëtarë të tjerë të familjes.

“Spitali i Vlorës i shtronte por i nxirrte më vonë. Një djalë e ka në Greqi, ka 4 vite që i ka vdekur djali nuk ka qenë në shtëpi, ishte në Rroskovec. Asnjë nuk qe dëshmitar, as nuk u dëgjua as nuk e pa njeri. Pasi e vrau djali erdhi i vogli nga Rosokoveci ai i tha i vrava. Ai i vogli shkoi në Roskovec lajmëroi ambulancën, kur shkuan atje panë infermieret dhe ai kishte mbaruar. Vjen një komshi tek unë dhe më thotë që Dhori bashkë me Ditin u zunë me shkop.  Erditi i bënte të gjitha punët dhe Dhori ishte agresiv me familjen. iI bënte presion, e urdhëronte, ai i lante rrobat, kafenë, ai e mërziti shumë djalin. Ziheshin kur i mbanin lekët e pensionit, fukarallëk kishte, shtëpia pa grua, kush do t’i bënte gjellë. Dhori donte vetëm që të hante e të rrinte. Erdisi më ka respektuar shumë se jam më e madhja dhe më ka thënë që jam shumë i mërzitur se babi vetëm më urdhëron Jetonin me 39 mijë lekë të vjetra që i jepte bashkia. Kur e merrnin xhaxhallarët i jepnin ndonjë punë. Kempin ia ndërprenë dhe i thanë që të shtrohej në spital por nuk pranoi dhe u ndërpre kempi. Dhori o në Vlorë o në Tiranë do të shkonte. Ata vuanin nga shëndeti mendor. Dhori ishte agresiv nuk ishte i qetë. Dhori donte që t’i vriste pjesëtarët e familjes”, tha e moshuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat