Protesta të dhunshme në Greqi, Etmond Guri: Njerëzit janë të lodhur nga masat kufizuese

Shqipëria

Protesta të dhunshme në Greqi, Etmond Guri: Njerëzit janë të lodhur nga masat kufizuese

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:59
Etmond Guri

Ditën e djeshme, kryeqyteti i Greqisë u përfshi nga protesta të dhunshme, ku mbetën të plagosur tre oficerë policie. Protestat nisën për shkak të dhunimit të një te riu pak ditë më parë nga forcat e rendit. Më shumë se 1 mijë persona vërshuan në rrugët e lagjes "NEA SMIRNI" në Athinë, duke protestuar para rajonit policor.

Grupe të rinjsh hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera drejt ndërtesës. Ndonëse Athina është nën masa të forta kufizimi kjo nuk i ka ndalur protestuesit të shkaktojnë trazira. 

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi opozitën se duke bërë thirrje për protesta, minoi masat izoluese anti-covid.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi, Etmond Guri, thotë për Euronews Albania se situata prej kohësh në vendin fqinj është rënduar kjo pasi qytetarët, por edhe vetë policia janë të lodhur nga masat kufizuese të pandemisë.

“Ka kohë që situata në Greqi, kryesisht për shkak të mbylljes për një periudhë të gjatë kohore vihet re një lodhje, që vjen si nga qytetarët ashtu edhe nga Policia”, tha ai.

Tensioniet në protestë shton z. Guri janë shkaktuar pasi autoritetet kanë regaur me vonesë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku Policia dhunoi një të ri. 

“Kjo ka sjellë që në shumë raste të kemi dhunë të shtuar, siç ndodhi rasti në fjalë, ku një skuadër e policës së ndërhyrjes së shpejtë dhunoi një qytetar. Njerëzit reaguan për të mbrojtur individin, i cili u godit nga policia. Ajo që agravoi më shumë është se autoritetet vonuan shumë për të sqaruar situatën", shton ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat