Doli për të prerë drutë në pyll, gjendet i vdekur 55-vjeçari

Shqipëria

Doli për të prerë drutë në pyll, gjendet i vdekur 55-vjeçari

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar nga fshati Nivicë i Himarës është gjetur pa shenja jete në pyll, pasi kishte dalë për të prerë dru.

Shtetasi me iniciale A.P. është gjetur nga familjarët rreth orës 08:30. Dyshohet se njëra nga degët e pemës që po priste i ka rënë  sipër, duke i marrë jetën. Grupi i hetimit ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat