Tritol makinës së çiftit të magjistratëve, sekuestrohen kamerat e sigurisë ja pista ku po hetohet

Shqipëria

Tritol makinës së çiftit të magjistratëve, sekuestrohen kamerat e sigurisë ja pista ku po hetohet

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:57
Vendi i ngjarjes

Makina e prokurorit Arjan Muça shpërtheu mbrëmjen e djeshme në një parking privat në zonën e “Komunës së Parisit”. Shpërthimi i fuqishëm terrorizoi banorët e zonës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Mjeti në pronësi të prokurorit Muça, po që përdorej dhe nga bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentiana Muça, ishte i parkuar brenda ndërtesës së “Kristal Center”, në parkingun e dedikuar nën tokë, ndaj dhe zhurma ishte e madhe dhe banorët që jetojnë në atë ndërtesë kanë dalë të traumatizuar.

Policia ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në zonë, të cilat pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët e saj. Vetë kamerat e qendrës tregtare kanë qenë në punë mbrëmjen e djeshme, por dhe bizneset e tjera në zonë janë të pajisura me kamera të cilat janë sekuestruar nga Policia.

100 gram tritol dyshohet se është vendosur posht mjetit tip Mercedes Benz A Class, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht. Pista kryesore në të cilën po heton grupi i hetimit është për shkak të detyrës.

Vteë prokurori Arjan Muça është emëruar Inspektor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe nuk ka ndonjë lidhje direkte me dosje gjyqësore apo persona nën hetim. Tritoli ka dyshime se mund të ketë qenë mesazh për bashkëshorten e tij, gjyqtaren e Gjykatës Administrative Gentiana Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat