Sot masa e sigurisë për 4 të arrestuarit për vrasjen e Bujar Sofisë, merret në mbrojtje familja e ekzekutorit

Shqipëria

Sot masa e sigurisë për 4 të arrestuarit për vrasjen e Bujar Sofisë, merret në mbrojtje familja e ekzekutorit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:56
Seanca do të nisë në 10:30

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për katër të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Seanca do të nisë në 10:30.

Për të arrestuarit Ernejt Shyti,Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha prokuroria e Tiranës ka çuar kërkesën në gjykatë për caktimin e masës së arrestit në burg për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Ndërkohë është marrë në mbrojtje familja e ekzekutorit Ernejt Shyti,i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit për të zbardhur krimin e rëndë të ndodhur në 25 shkurt në qendër të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat